Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çështja e rinovimeve nuk pret, drejtuesit e Milanit nisin menjëherë punën

Seria A rikthehet këtë të shtunë me të gjitha ndeshjet e javës së 29, teksa te Milani kanë nisur përgatitjet për sfidën ndaj Sampdorias në shtëpi, ku do të kërkojnë të marrin tre pikët për të provuar të afrohen edhe më shumë me kreun.

Trajneri Pioli po punon që të motivojë të tijtë për një sforco finale deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm, pasi çështja e rinovimeve nuk pret.

Dy nga futbollistët më të spikatur të kuqezinjve, portieri Donnarumma dhe fantazisti turk Hakan Calhanoglu kanë kontratë me Milanin deri në fund të sezonit dhe deri tani marrëveshja për rinovim duket ende e largët.

Gardiani italian kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh neto plus bonuset, thuajse 50% më tepër nga ajo që ofrojnë drejtuesit e Milanit, që janë gati ta paguajnë me 7 milionë euro në sezon, plus bonuset.

E njëjta situatë është edhe me Calhanoglu, që gjithashtu pretendon një pagë ndjeshëm më të lartë sesa i ofron Milani, ndaj kuqezinjtë rrezikojnë të humbin me parametra zero dy pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Pak më ndryshe qëndron situata me suedezin Zlatan Ibrahimovic, i cili gjithashtu ka kontratë deri në fund të sezonit, por nëse do të vijojë të tregojë formë të mirë fizike e sportive, atëherë rinovimi mund të vijë me të njëjtat kushte të sezonit aktual.

Ndërkohë Maldini e Massara kanë nisur menjëherë punën edhe për rinovimin me Franck Kessie. Kontrata e tij skadon në verën e 2022-shit, por eksperienca negative me Donnarummën dhe Calhanoglu, ka bërë që drejtuesit kuqezinj t’i bëjnë parapritë situatës dhe të mos lënë gjë për në vitin e fundit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është një nga futbollistët që ka luajtur thuajse çdo ndeshje, duke qenë vendimtar me paraqitjen e tij në fushë, çka ka bërë që edhe menaxherët e tij të rritin pretendimin, duke kërkuar 5 milionë euro rrogë në sezon, gati dyfishi i pagës aktuale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...