Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Jemi në rrugën e duhur, do synojmë titullin!

I kënaqur me tre pikët dhe sidomos me paraqitjen e sulmit, trajneri i Tiranës Orges Shehi e analizoi kështu në mikrofonin e Supersport fitoren 5-2 ndaj Apolonisë.

FITORJA – “Ndeshjet e lehta bëhen të vështira. Apolonia është një kundërshtar shumë i fortë, i ka marrë pikë të gjithë kundërshtarëve. Ashtu rezultoi, u qetësuam pasi shënuam golin e katërt dhe të pestë. Kemi pësuar dy gola nga dy episode, që na vunë shumë në vështirësi më pas. Më vjen mirë që ia dolëm, më vjen mirë që shënuan edhe lojtarët. Në pjesën e dytë ndryshuam modul dhe më pëlqeu si u shpreh skuadra”.

TAKTIKA – “Kishim vështirësi në pjesën e parë, e vërtetë që nuk morëm thellësi nga krahët. Kur të mungojnë dy qendërmbrojtësit, që janë të rëndësishëm për fazën e ndërtimit, bëhet më e vështirë manovra. Në pjesën e dytë dolëm në 4-2-3-1, ndryshuam modul, pasi nuk kishim se çfarë për të humbur. Bëmë mirë, por skema varet edhe nga kundërshtarët që kemi përpara”.

NDRYSHIMET – “Në ndeshjet e kaluara kemi luajtur me tre pas. Kur gjërat shkojnë mirë, nuk ke pse të ndryshosh. Kishim pak dilema se si ta nisnim prej mungesës së dy qendërmbrojtësve. E nisëm me tre, më pas ndryshuam dhe dolëm superiorë. Shërbimi ishte i mirë, por mund të ishim edhe më shumë konkret përpara portës”.

GARA PËR TITULL – “Jemi brenda objektivave dhe do të synojmë majën. E kemi marrë skuadrën 16 pikë larg kreut, tani jemi 5 pikë larg. Skënderbeu fitoi sot, na pret një javë shumë e vështirë. Nuk heqim dorë nga objektivat madhore. Kemi edhe dhjetë javë, çdo kundërshtar është i rrezikshëm. Skuadrat nuk kanë diferencë në Superiore, e pëson nga të gjithë nëse humbet pak përqendrimin “.

SULMI –”Väyrynen është pak larg pozicionit të vet, vjen nga një vend me mentalitet tjetër, por edhe falë skemës me të cilën po luajmë. Seferi na ndihmon shumë, vrapon shumë, ai e sajoi golin e Torassës. Do doja ta kisha në çdo skuadër një lojtar si ai. Torassa nuk shënon shumë, por është një lojtar krijues, lëviz shumë dhe ndihmon skuadrën. Më vjen mirë edhe që Ismajlgeci po vazhdon të shfaqet në zonat ku e kërkojmë të jetë, më vjen mirë që vazhdon të shënojë “.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...