Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria ruan të njëjtat pozita

Pas miqësoreve dhe eliminatoreve të Kupës së Botës në muajin mars, FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve, teksa bie në sy fakti që Kombëtarja Shqiptare vijon të ruajë vendin e 66 ashtu si në renditjen paraardhëse.

Kuqezinjtë zhvilluan tre takime në muajin mars, dy prej të cilëve ndaj Andorrës dhe San Marinos i fituan, ndërsa një tjetër ndaj Anglisë e humbën, megjithatë këto rezultate nuk kanë ndikuar në renditje.

Ndërkohë ka zbritur me tre vende përfaqësuesja e Kosovës, që tani pozicionohet në vendin e 120-ë. “Dardanët” fituan miqësoren ndaj Lituanisë, por më pas humbën dy ndeshjet zyrtare ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Renditja vijon të kryesohet nga Belgjika, e cila ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e 12, pasi ka ndikuar jo pak edhe humbja në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...