Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Seferi: Tirana e pafat, besoj jam më afër Kombëtares

Taulant Seferi ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin 2-2 të Tiranës me Kukësin në “Elbasan Arena”. Në intervistën në “Gol pas Goli”, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u shpreh:

“Pavarësisht se dëshira e sulmuesve është të shënojnë sa më shumë gola dhe të japin sa më shumë asiste, unë mendoj se më shumë rëndësi ka rezultati i ekipit, e kemi merituar atë ndeshje ta fitonim 100%. Fati nuk na deshi dhe dolëm barazim. Jam i zhgënjyer nga rezultati. Shpresoj të fitojmë ndeshjet e radhës. Kemi bërë një superndeshje sot, por fati nuk ishte me ne. Ne kemi një super ekip, siç e patë edhe sot, kishim shumë shanse, por nuk na eci dhe fati. Në futboll fati është shumë i rëndësishëm.

Dëmtimi: “Shpresoj që është vetëm kontraktim. Kërkova zëvendësim, për të qenë më i kujdesshëm dhe për të mos munguar në ndeshjen e radhës. Nesër do të bëj një vizitë.

Fanella kuqezi: “Kombëtarja i sheh lojtarët e kampionatit shqiptar, besoj që jam më afër Kombëtares. Nuk ndikojnë vetëm golat, por edhe paraqitjet.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...