Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Eriksen dhe Hakimi i japin fitoren Interit, titulli formalitet

Interi, praktikisht kampion i Italisë. Skuadra zikaltër ftoi 0-2 në fushën e Crotones dhe do ta fitonte zyrtarisht trofeun në rast se Sassuolo i merr pikë Atalantës në “Mapei Stadiumit” këtë të diel.

Një ndeshje e dominuar nga Interi, edhe pse diferenca në lojë nuk reflektohet me një rezultat më të thellë. Gjatë pjesë së parë zikaltrit u ndalën dy herë nga shtylla në tentativat e Lukakut dhe Lautaros në pjesën e parë.

Pas shumë përpjekjesh, takimin e zhbllokoi Christian Eriksen, i cili kishte rreth katër minutë në fushën e blertë, teksa kishte zëvendësuar Stefano Sensin.

Golin e sigurisë për Interin e realizoi në kohën shtesë Hakimi, që përmbylli me saktësi, i vetëm përballë portierit, një kundërsulm të shpejt.

Tashmë skuadra e Contes do ta festojë kthimin pas 11 vitesh te titulli që këtë të diel, nëse Atalanta nuk fiton në fushën e Sassuolos.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...