Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta: Në Torino kthehem si kampion, vetëm me një drejtues nuk kam marrëdhënie

Ditë intensive te Interi
Ditë intensive te Interi

Beppe Marotta shkoi tek Juventusi pas një epoke të suksesshme tek Sampdoria, ishte viti 2010 dhe po projektohej ringritja e bardhezinjve. Pas një fillimi jo shumë premtues me Del Nerin , nisi epoka e triumfeve në Serinë A, ku ai që e filloi ishte Antonio Conte në stol, me Marottën si drejtues.

Tetë vite më vonë erdhi divorci dhe pak kohë më pas Marotta iu bashkua rivalëve të përjetshëm të bardhezinjve, Interit duke marrë të njëjtin rol, atë të drejtorit të përgjithshëm, ose duke përdorur emërtimin italian, administratorit të deleguar.

Ishte e shkruar që dy juventin si Marotta e Conte, ata që nisën epokën e 9 titujve radhazi me Juven, t’i rrëzonin nga froni bardhezinjtë me flamurin e Interit në dorë. Marotta u shfaq natyrshëm i lumtur për këtë triumf dhe gjithashtu i krenar që pas pak javësh do të shkojë në Torino si kampion i Italisë.

“Nuk e shoh si hakmarrje ndaj Juves, sepse titulli me Interin ka qenë një ëndërr të cilën e bëra realitet, megjithatë jam krenar që do të shkoj në Torino si kampion i Italisë, madje mund të vendosim edhe fatin e Juventusit në Champions në atë sfidë të 15 Majit. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë tek Juvja, përjashto Paraticcin dhe këtu ka lidhje aspekti human e jo profesional. Jam një person që i pranoj zgjedhjet e klubit dhe kështu ndodhi edhe në 2018-ën, edhe pse të jem i sinqertë nuk e prisja largimin”, tha Marotta.

Në lidhje me një rikthim të mundshëm tek “Zonja e Vjetër” në të ardhmen, Marota nuk u shfaq shumë i gatshëm, duke konfirmuar se dëshiron të çojë përpara ciklin e nisur te Interi.

“Është një opsion që nuk po merret aspak në konsideratë dhe as nuk më është ofruar. Në mendjen time është vetëm Interi”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...