Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ernest Muçi “shkund merimangat”, çfarë goli shënon ish-i i Tiranës

Ernest Muçi i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë të kampionatit polak për sezonin e ri, Legia Varshvë – Wisla Plock. I aktivizuar titullar në radhët e kryeqytetasve, ish-sulmuesi i Tiranës zhbllokoi takimin në minutën e 28-të me një goditje spektakolare nga distanca, duke mrekulluar tifozët e pranishëm në stadium.

20-vjeçari tiranas, i cili gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar luajti në vetëm 232 minuta me Legian në kampionati, pasi mor një top nga e majta, u zhvendos drejt qendrës, duke shmangur një kundërshtar, për të lëshuar më pas një predhë nga 25 metra, e pakapshme nga portieri kundërshtar. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë e një goli të Legias falë një perle të sulmuesit shqiptar.

https://streamable.com/mzwp8a

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...