Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer: Man. United pretendent për titullin? Sikur isha i shkarkuar!

Manchester United mori një fitore dramatike kundër West Hamit dhe meritë të veçantë kishte portieri De Gea, që priti penalltinë në minutën e pestë shtesë të ekzekutuar nga Noble, duke ruajtur epërsinë 1-2. Një sukses që shpëtoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaerin nga vendosja në “gijotinë”, pas asaj humbjeje të rëndë në Champions kundër Young Boys.

“Djajtë e Kuq” janë në vendin e tretë të Premier Leagues me 13 pikë, aq sa kanë grumbulluar edhe Livepooli e Chelsea, por golaverazhi i “The Reds” dhe I bluve të Londrës është më i mirë.

Ecuria e rezultateve e bën United pretendent për titullin e Premier Lesgues-s, por Solskjaer refuzoi të përfshihej në këtë temë, duke u shprehur me sarkazëm se “një ditë më parë po humbte punën”, ndërsa tani flitet për trofenë madhor në Ishull. Nënshkrimet e kësaj vere, sidomos mbërritja e Jadon Sachos dhe Cristiano Ronaldos, kanë rritur pritshmëritë të “Djajtë e Kuq”,

Norvegjezi u kritikua ashpër në mesjavë nga disa legjenda të klubit si Rio Ferdinand, Peter Schmeichel dhe Paul Scholes. Ferdinand e paralajmëroi se duhet të fitojë trofe këtë sezon, përndryshe do të përballet me shkarkimin ndërsa Schmeichel i përshkroi taktikat e norvegjezit si “të çuditshme”.

“Nuk duhet të flasim tani për titullin. Janë luajtur vetëm pesë ndeshje në këtë sezon të ri. Ndoshta isha “i shkarkuar” para ndeshjes me West Hamin. Për titullin mund të flasim në prill apo maj,” – deklaroi Solskjaer, i cili theksoi më tek se përtej tri pikëve të marra në ndeshjen e fundit, “Djajtë e Kuq” duhet të përmirësohen në lojën e tyre.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...