Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Milani përfundon i fundit, Atletico bën mrekullinë ndaj Portos

Milani jashtë Championsit dhe jashtë Europa League-s. Skuadra kuqezi nuk ia doli të fitonte ndaj Liverpoolit përkundrazi u mposht 1-2 në “San Siro”, ku goli i Tomorit u përmbys nga finalizimet e Salah dhe Origit. “Djalli” përfundon në vendin e fundit, me vetëm katër pikë, ndërsa ekipi I dytë I kualifikuar pas “The Reds” në Grupin 6 është Atletico e Madridit, që fitoi 3-1 në fushën e Portës falë golave të Griezmann, Correas dhe De Paul. Një ndeshje e tensionuar në “Estadio do Dragao”, ku tre lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq, fillimisht Carrasco i madrilenëve, më pas Wendell dhe Marchesin të skuadrës portugeze. Në fund shkurtoi diferencën Sergio Oliveria.

Në Grupin D, siguroi vendin e parë Reali i Madridit, që mposhti 2-0 Interin me gola të Kroos dhe Asensios, ndërsa Sherifi i Tiraspolit, që e kishte siguruar pjesëmarrjen në Europa League, barazoi 1-1 në fushën e Shakthar Donetskut.

Në Grupin C, ku gjithçka ishte përcaktuar, Ajaxi fitoi 4-2 përballë Sportingut të Lisbonës, duke e mbyllur fazën e grupeve me një ecuri perfekte prej gjashtë fitoresh radhazi. Edhe portugezët e kishin siguruar vendin e dytë. Borussia e Dortmundit fitoi 5-0 me Besiktasin, rezultat që vlejti për statistikë, sepse verdhezinjtë e kishin “blinduar” vendin e tretë që në ndeshjen paraardhëse.

  

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...