Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Rokadë në Holandë, PSV-ja i merr kryesimin Ajaxit

Gara për kryesimin e renditjes në Eredivisie bëhet intriguese. Në përfundim të javës së 16-të të elitës së futbollit holandez ka rokadë në krye të klasifikimit. Ajaxi i Amsterdamit, që pësoi një humbje të papritur në shtëpi 1-2 përballë Az Alkmaarit, u detyrua t’ia linte vendin PSV Endhovenit, që fitoi me përmbysje 1-2 në fushën e Nijmegen, ndërkohë që më herët, Feyenoordi i Roterdami kishte barazuar 1-1 më Groningenin.

Në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdam, Ajaxi pësoi dy gola gjatë pjesës së dytë kundër Az Alkmaarit (shënuan Pavlidis dhe Abhukhlal), ndërsa mes finalizimeve të miqve realizoi Haller.

Ndërkohë, më vonë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Nijmegen, vendësit shënuan që në minutën e 8-të me Mattson, por fraksionin e dytë Vertessen dhe Carlos Vinicius përmbysën rezultatin duke i dhënë fitoren dhe kryesimin PSV Eindhovenit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...