Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shorti i Champions/ Ronaldo kthehet në Madrid, Messi sfidon Realin

Një gabim teknik në sistem bëri të pavlefshëm shortin e hedhur disa orë më parë në Champions League. Manchester United u shortua me Villareal, ndërkohë që me spanjollët nuk mund të luante duke qenë se ishin përballur në fazën e grupeve, ndërsa sërish një tjetër gabim lidhur me Djajtë e Kuq, ishte edhe ai kur u hoqën si opsion për t’u ndeshur me Atletico Madrid.

Në fakt, nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë, ndërsa tashmë shorti është hedhur edhe njëherë tjetër për të vendosur raundin e 1/16-tave. Goglat kanë vendosur përballje spektakolare si Atletico Madrid-Manchester United (ku Ronaldo rikthehet në Madrid, si në kohën kur luante derbin me fanellën e Realit), Inter-Liverpool dhe PSG-Real Madrid (ku Messi sfidon Los Blancos, por edhe Ramos rikthehet si rival), teksa goglat janë treguar të mëshirshme për Bayern Munich që luan ndaj Salzburg, apo edhe për Juventus që niset favorit ndaj Villareal.

Nga ana tjetër, Manchester City e nis këtë fazë në transfertë ndaj Sportingut të Lisbonës, ndërsa Chelsea (kampionia në fuqi) pret përballjet me Lille.

Shorti i fazës së 1/16-tave: 

Salzburg-Bayern Munich
Sporting Lisbon-Manchester City
Benfica-Ajax
Chelsea-Lille
Atletico Madrid-Manchester United
Villareal-Juventus
Inter-Liverpool
PSG-Real Madrid

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...