Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dortmundi ultimatum për Haaland, Reali dhe Barcelona “ndezin motorët”

E ardhmja e Erling Haaland është e lidhur me Spanjën. Real Madrid dhe Barcelona po garojnë mes tyre për yllin e Dortmundit, një nga goleadorët më të mirë dhe të talentuar të futbollit europian.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

21-vjeçari norvegjez (76 gola dhe 20 asiste në 75 ndeshje në Bundesliga) e konfirmoi dëshirën për t’u transferuar në La Liga gjatë një bisede me fansat, ndërkohë që në fund të sezonit kartoni i tij do të kushtojë 75 milionë euro sipas klauzolës me klubin gjerman.

Marca shkruan se verdhezinjtë ia kanë bërë të qartë sulmuesit se duhet të marrë një vendim për të ardhmen deri më 31 janar. Haaland do të përfundojë sezonin në “Signal Iduna Park” me shumë mundësi, për t’u larguar në verë drejt kampionatit spanjoll.

Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit. “Los Blancos” janë disi më të avantazhuar për momentin, kjo falë situatës më të mirë ekonomike se katalanasit.

Gjithsesi, Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka premtuar goditje të rëndësishme në merkato dhe Haaland është objektivi kryesor për majën e sulmit të ekipit të Xavit.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...