Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zyrtare/ Partizani bën goditjen e parë në merkato, Sherif Kallaku bëhet i kuq!

Partizani ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkaton e janarit teksa skuadrës do t’i shtohet një vlerë e madhe si Sherif Kallaku. Fantazisti i cili ishte pjesë e Teutës në pjesën e parë të sezonit, përfundoi huazimin te durrsakët dhe tashmë do të kalojë në radhët e kryeqytetasve. Kujtojmë se Kallaku është lojtar i Lokomotiva Zagreb, megjithatë për të pasur më shumë minuta këmbë do të jetë tashmë pjesë e të kuqve.

Një element i vyer ky për Partizanin duke njohur karakteristikat e 23-vjeçarit, por edhe eskperiencën e tij në Superiore teksa në sezonin e kaluar, Kallaku ishte një nga më të dalluarit e Teutës kampione.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Duket se zhgënjimi në pjesën e parë të sezonit (vendi i pestë në kampionat, 15 pikë larg kryesuesve të Tiranës) do të sjellë tashmë shumë ndryshime te Partizani teksa të kuqtë pas Dajës kanë marrë trajnerin e ri, Dritan Mehmeti si dhe drejtorin e ri sportiv, Dritan Dervishi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...