Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ PSG “ngec” në transfertë, Lyon iu “rrëmben” një pikë kryesuesve

PSG nuk ia ka dalë të marrë tre pikët e plota nga transferta me Lyon. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Parc Olympique Lyonnais u mbyll në barazimin 1-1. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol për pjesë, teksa në të parën ishin vendasit ata që realizuan me anë të Paqueta në minutën e shtatë. Parisienët provuan vazhdimisht, por Mbappe i mungoi fati teksa në një moment goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Kehrer në minutën 76, ndërsa në vazhdim të sfidës, miqtë provuan ta fitonin atë. Por, sërish u konfirmua se nuk ishte mbrëmja më me fat për Mbappe, i cili edhe njëherë u ndal nga shtylla, këtë herë teksa ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi.

Kështu, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, teksa pas kësaj sfide, PSG mbetet në vendin e parë të klasifikimit me 47 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Lyon renditet në vendin e 11 me 25 pikë të grumbulluara pas 19 javësh të luajtura.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...