Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Dua të luaj te Barcelona!”, CR7 urdhëron agjentin ta rikthejë në Spanjë

Cristiano Ronaldo është penduar shumë për kalimin në “Old Trafford”. Ylli portugez la Juventusin në verën e kaluar për t’u rikthyer pas 12 vitesh te Manchester United për shumën e 15 milionë eurove

36-vjeçari ka shënuar 14 gola deri tani mes kampionatit dhe Champions League, por ecuria e ekipit anglez dhe trajneri Ralf Rangnick, i cili nuk po arrin të rikthejë ekipin aty ku duhet, po e “detyrojnë” të largohet në fund të sezonit.

Në Angli bëjnë të ditur se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është takuar ditët e fundit me Jorge Mendes, agjentin e tij të njohur. Portugezi është i shqetësuar për situatën tek United dhe mënyrën se si po menaxhohen gjërat te “Djajtë e Kuq”.

Ekipi anglez renditet për momentin në vend të shtatë me 31 pikë, katër pikë larg zonës Champions dhe 22 pikë më pak se City kryesues, duke qenë shumë larg pritshmërive të tifozëve dhe ambicieve të CR7.

Katalanasja Sport.es shkon edhe më tej, duke zbuluar destinacionin e mundshëm të sulmuesit të famshëm. Emri i tij po lidhet përsëri me Barcelonën, kjo edhe prej faktit se agjenti i Ronaldos ka marrëdhënie shumë të mira me klubin katalanas.

Vetë lojtari portugez ka dhënë miratimin e tij për transferimin në “Camp Nou” nën urdhrat e Xavit, një lëvizje që sigurisht që nuk do pritej aspak mirë nga tifozët e Real Madrid, klub ku CR7 kaloi 9 vite të paharrueshme.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...