Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Dama: Shqipëria U15 plot talente, bëhemi më të fortë me ata që do vijnë nga jashtë

Stafi teknik i Kombëtares U-15 ka zhvilluar këtë të mërkurë një seleksionim me lojtarët e evidentuar të kësaj grup-moshe që aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese rajonale në turneun që u zhvillua në muajin dhjetor nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, nën urdhrat e trajnerit Armand Dama janë vënë rreth 60 lojtarë të vitlindjes 2008, elementë të cilët kanë qenë për herë të parë në një seleksionim të Kombëtares dhe që kanë treguar cilësitë e tyre në sytë e teknikut të kësaj grupmoshe, por edhe trajnerëve të tjerë të ekipeve zinxhir të Kombëtares dhe specialistëve të Departamentit të Ekipeve Kombëtare.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri shqiptar Armand Dama ka folur rreth këtij seleksionimi, teksa shpjegon se nga 260 lojtarët e vëzhguar në 8 zonat e Shqipërisë janë përzgjedhur lojtarët më cilësorë nga specialistët e ekipeve kombëtare, ndërsa më pas do të shihen edhe elementët që do t’i shërbejnë grupit të kuqezinjve.

Është seleksionimi i parë për sa i përket lojtarëve më cilësorë që ne kemi përzgjedhur nga të gjitha rajonalet e Shqipërisë. Kanë qenë rreth 260 lojtarë në 8 zonat e Shqipërisë. Sot kemi thirrur 60 më cilësorët sipas mendimit të specialistëve të ekipeve Kombëtare dhe nga këta do të zgjedhim grupin më cilësor që ka Shqipëria për datëlindjen 2008 dhe pastaj do të nisim edhe me grumbullimet“.

Dama vlerëson grupin e lojtarëve të kësaj datëlindjeje, teksa thekson se stafi do të vazhdojë edhe me grumbullimet dhe seleksionimet me lojtarët që luajnë jashtë vendit për të krijuar një grup të fortë. “Për mendimin tonë është datëlindje e mirë, ka lojtarë goxha cilësorë. Do të shikojmë në vazhdim dhe do t’i bashkëngjiten edhe lojtarët që vijnë nga jashtë, të cilët ende nuk kemi pasur mundësi t’i shohim dhe do bëjmë një grup të fortë për datëlindjen 2008.

Do bëjmë disa grumbullime, do shikojmë mirë të gjithë lojtarët që janë brenda Shqipërisë dhe pastaj do bëjmë disa seleksionime me lojtarët që janë nga jashtë dhe do bashkojmë grupin më të fortë të datëlindjes 2008 me të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë kudo.  Kjo datëlindje është më cilësore, ka lojtarë që luajnë mirë futboll, kanë mendim të mirë, kanë inteligjencë. Do bëjmë më të mirën që të kemi grupin më të mirë dhe më të fortë të mundshëm“, përfundoi Dama për fshf.org.

[quiz-cat id=”294111”]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...