Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Të mos mashtrohemi nga Conte”, Tuchel: Lukaku? Njerëzit do flasin gjithmonë…

Chelsea-Tottenham është një nga duelet më të zjarrta të fundjavës në Premier League. Derbi londinez do të zhvillohet ditën e diel dhe do të transmetohet në Supersport 2 (17:30).

Blutë nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa skuadra e Antonio Contes numëron 6 fitore dhe 3 barazime me teknikun italian në pankinë. Thomas Tuchel analizoi derbin, ku ndër të tjera tha:

Është një ndeshje me rëndësi të madhe. E vërtetë që mund të bëjmë llogari, por është e çuditshme të shohësh skuadra që luftojnë në të njëjtën anë të renditjes dhe kanë katër ndeshje më pak…

Kjo mund të krijojë përshtypjen e gabuar sikur jemi më mirë në renditje, por nuk është kështu. Kështu që duhet të sigurohemi që avantazhi të mbetet i tillë, dhe mënyra më e mirë është të fitojmë ndaj rivalëve direkt”.

Antonio Conte deklaroi se Chelsea është skuadër më e fortë se Tottenhami i tij, koment për të cilin trajneri gjerman i kampionëve të Evropës reagoi në këtë mënyrë: “Pyesni Conten pse është shprehur ashtu. Sigurisht që një koment i tillë nuk duhet të na japë ide të gabuara në lidhje me ambiciet dhe objektivat tona.

Ai përgatit ndeshjen e tij për të fituar, pra për të na mposhtur. Fitorja me përmbysje ndaj Leicester u ka dhënë shumë vetëbesim atyre. Nuk është momenti të bëjmë rolin e filozofit, rëndësi ka ta shijojmë ndeshjen dhe t’i bëjmë mirë detyrat tona.

Në fund një koment për Romelu Lukakun. “Ne jemi të gjithë nën vëzhgim, është një gjë e përditshme. Kështu ndodh nëse je një lojtar vendimtar. Nëse gjërat shkojnë mirë, njerëzit flasin për ty. Përndryshe, njerëzit përsëri flasin për ty“, përfundoi trajneri i Chelsea.

[quiz-cat id=”297408”]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...