Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendim i papritur, Partizani njofton largimin e mbrojtësit

Tjetër “skarcim” te Partizani në këtë merkato dimërorë. Klubi i kuq ka zyrtarizuar “divorcin” me mbrojtësin Dajan Shehi, i cili mbërriti te 16-herë kampionët e Shqipërisë pas aventurës me Vllazninë.

Në takimin e kësaj të shtune, kundër Kastriotit, qendërmbrojtësi ishte në stol dhe nuk u aktivizua nga trajneri Mehmeti edhe pas dëmtimit të Eneo Bitrit, çka tregon që kishte humbur shumë në hierarki. Gjatë këtij sezoni, Shehi është aktivizuar vetëm në gjashtë ndeshje të Superiores, për një total prej 348 minutash.

Njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24-vjeçar ka vendosur sot të ndërpresë me mirëkuptim kontratën me klubin.

KF Partizani falënderon Dajan Shehin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...