Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Aston Villa “flakë” në merkato, Gerrard kërkon lojtarin e Juventusit

Steven Gerrard mori drejtimin e Aston Villa më 11 nëntor. Ish-kapiteni i Liverpool ka firmosur deri në 2025 me klubin nga Birmingemi, dhe po e shijon në maksimum aventurën e parë si trajner në Premier League.

41-vjeçari e ka drejtuar në 11 ndeshje ekipin e ri dhe deri tani ka një mesatare prej 1.45 pikësh për ndeshje. Aston Villa renditet në vend të dhjetë në kampionat, teksa ka qenë një nga klubet më aktive në merkato.

Në “Villa Park” kanë zbarkuar emra si Coutinho, Digne dhe Olsen. Luis Suarez është ëndrra e madhe, por Gerrard kërkon edhe një mesfushor. Daily Mail zbulon se i preferuari i klubit ishullor është Rodrigo Bentancur.

Drejtuesit e Aston Villa kanë nisur bisedimet me Juventusin, që do pranonte të hiqte dorë nga shërbimet e 24-vjeçarit nga Uruguai nëse oferta nga Anglia do të ishte tunduese.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...