Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Pritje spektakolare dhe siguri në lojën me këmbë, mbrojtësi i Komoros shkëlqen si portier

Chaker Alhadhur është mbrojtës i majtë i AC Ajaccio dhe ka shok skuadre mesfushorin e kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, teksa mbrëmjen e djeshme tregoi se ka ngatërruar rol, pasi mund të kishte bërë një karrierë shumë më të mirë si portier.

Futbollisti 30-vjeçar u detyrua të veshë dorezat dhe të luajë në portë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Afrikës, pasi Komorosi i tij ishte në emergjencë, me dy portierë të prekur nga koronavirusi dhe një tjetër të dëmtuar.

Përballë Kamerunit organizator dhe favorit për të ngritur trofeun, ishte gati-gati e pamundur që Komoros të bënte surprizën, megjithatë mbrojtësi i shndërruar në portier u bë protagonist absolut.

Alhadhur ishte një siguri në lojën me këmbë dhe këtë e shfrytëzuan maksimalisht shokët e tij të skuadrës, që e kishin si një mbrojtës më tepër aty mes shtyllave, teksa 30-vjeçari bëri edhe disa dalje mjaft të bukura e vendimtare, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Edhe reflekset e Alhadhur ishin të krahasueshme me ato të portierëve të niveleve të larta, pasi në të paktën 3-4 raste të pastra, 30-vjeçari u hoqi kënaqësinë e golit kamerunasve.

Këta të fundit ia dolën të fitojnë 2-1 dhe të kalojnë në çerekfinale, ndërsa Alhadhur duket se do ta mendojë mirë pozicionin e tij në fushë, pasi të rikthehet te Ajaccio…

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...