Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga Zvicra në klubin ku mori famë, Eriksen stërvitje intensive në pritje të skuadrës së re

Christian Eriksen prej kohësh e ka marrë vendimin e tij dhe nuk do të heqë dorë nga futbolli edhe pse trembi të gjithë botën në momentin kur gjatë ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, pësoi në fushë një atak kardiak. Në këtë formë, mesfushori po përgatit rikthimin në fushë teksa pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime dhe Eriksen të firmosë në Premier League ku ka pasur bisedime të avancuara me klubin e Brentford.

Por, për të qenë tërësisht i gatshëm, prej disa kohësh Eriksen ka nisur stërvitjen individuale teksa një pjesë të saj e kaluar me Chiasso në Zvicër, ndërsa së fundmi po stërvitet me ekipin rezervë të Ajax.

Kujtojmë se ishte pikërisht klubi holandez që e bëri të famshëm lojtarin, i cili pas eksperiencës me “Harkëtarët” u transferua te Tottenham. Tashmë, 29-vjeçari shpreson që Ajax t’i sjellë sërish fat në karrierë për të rinisur edhe njëherë tjetër aventurën në skenat e mëdha të futbollit ndërsa Eriksen kërkon të jetë prezent në Kupën e Botës në muajin nëntor.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...