Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Larg PSG-së! Ku do jetë e ardhmja e Di Marias?

Ndërsa një zgjatje e kontratës nuk duket të jetë në rendin e ditës për drejtorin sportive të PSG, Leonardo, Angel Di Maria mund të kthehet në Brazil, apo edhe mund të shkojë në një klub tjetër evropian.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë Leonardo mund të marrë vendimin për të mos vazhduar kontratën e Angel Di Marias, e cila skadon në fund të sezonit. Nga mediat franceze raportohet se së fundmi ky operacion nuk do të figuronte në planet e drejtorit sportiv të PSG-së, i cili do të kthehej drejt verës së ardhshme te afrimi i Paul Pogba apo Lucas Paqueta.

Për këtë arsye lojtari që më 14 shkurt bën 34 vjeç, do të duhet të mendojë për një të ardhme larg PSG-së dhe shumë klube në Europë dhe Brazil janë duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit.

Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Di Maria për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...