Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Turp, u kalua çdo limit! Arbitrat vendosën ndeshjen me Partizanin

Të flasësh pas një humbje 5-0 është e vështirë. Kukësi u mposht me “manita” nga Partizani në “Air Albania”, takim rreth të cilit foli trajneri Diego Longo“Gol pas Goli”Supersport, aty ku deklaroi se kjo ndeshje u vendos nga arbitrat.

Unë zakonisht nuk flas kurrë për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte turp, u teprua. Kjo ishte shumë, u kalua çdo limit. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë, më pas u akordua kundër nesh një penallti që nuk ishte penallti. Më pas na u anulua goli në pjesën e dytë, të gjithë vendimet arbitrare ishin kundër Kukësit.

Janë vendime të gabuara. Kishte një keqkuptim për deklaratën që dhashë për Vllazninë, nuk thashë që flitet keq për Vllazninë. Po e them qartë: nuk mund të flasim për një ndeshje që u vendos nga arbitrat.

 

Ky është sport? Një ekip tenton të luajë futboll dhe dikush e frenon. Nuk mund të flas për një ndeshje që vendoset nga arbitrat. Le të flasim për 20 minutat e fundit. Mund të flasim për ndeshjen deri në minutën e 36-të.

Ndeshja zgjat 90 minuta, por ata shënuan gola të parregullt, ndërsa golat tanë anulohen. Dua të jem i qartë: nuk dua të humbas as respektin e medieve dhe të Partizanit.

Nuk dua të flas, sepse po të flas do të them fjalë të pista. Është diçka që shihet, është shumë e qartë, është një turp. Urime Partizanit, i respektoj, i respektoj edhe mendimet tuaja.

Kjo që ndodhi sot është turp, unë jam përgjegjës për shumë familje”, deklaroi trajneri italian i skuadrës verilindore”, deklaroi trajneri italian i skuadrës verilindore.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...