Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico në formën më të mirë sezonale, siguron fitoren e pestë radhazi

Atletico e Madridit duket se ka gjetur formën e saj më të mirë sezonale. Për herë të parë gjatë 2021-2022, skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone shënon një ecuri prej katër fitoresh radhazi në kampionat, pesë në të gjitha kompeticionet. Suksesin e fundit “Los Colchoneros” e arritën në fushën e Rayo Vallecanos falë golit të Kokes në minutën e 49-të, i shërbyer nga talenti portugez, Joao Felix.

Gjatë pjesës së dytë, futbollistët e Atleticos mundën ta ruanin të paprekur portën, madje pas minutës së 85-të me një lojtar më pak, pasi Correa u ndëshkua me karton të kuq. Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme e skuadrës së Simeones në “Vallecas”, e cila i çon “Los Colchoneros” në kuotën e 54-pikëve, tri më shumë se Barcelona, por “bluagranat” kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar, përfshirë “El Clasicon” e kësaj të diele ndaj Realit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...