Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mourinho “hedh pas krahëve” disfatën 6-1: Tani Roma është një skuadër tjetër

Mourinho vendos për të ardhmen
Mourinho vendos për të ardhmen

Mbrëmjen e së enjtes, Romën e pret impenjimi në çerekfinalen e Conference League ndaj Bodo/Glimt. Por, kjo përballje në transfertë ndaj norvegjezëve nuk sjell kujtime të bukura për italianët, të cilët u ndeshën me Bodo/Glimt edhe më herët në këtë kompeticion kur ishte faza e grupeve, teksa pësuan një humbje turpëruese me shifrat 6-1.

Megjithatë, në konferencën për shtyp para kësaj sfide, trajneri i verdhekuqve, Jose Mourinho theksoi se tashmë skuadra e tij është tjetër, ndërsa shtoi se i vjen keq që në Europë kanë mbetur vetëm Roma dhe Atalanta nga ekipet italiane.

“Jam i kënaqur që rikthehem këtu dhe shpresoj të na shkoj më mirë se herën e fundit. Mua nuk më pëlqejnë fushat sintetike, futbolli luhet në bar natyral, përndryshe flasim për një tjetër lloj sporti. Por, nuk ka justifikime as me fushën dhe as me motin, janë dy ndeshje dhe ne duam të shkojmë në gjysmëfinale. E respektojmë Bodon sepse janë një skuadër dhe këtë e kanë treguar edhe në Olimpico.

Por, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e tetorit sepse Roma ka ndryshuar. Shumë lojtarë nuk janë më, në tetor ishte një dramë. Të humbasësh 6-1 është më shumë se një humbje, por ne duam të vazhdojmë para dhe tashmë mendojmë vetëm të sigurojmë gjysmëfinalen. Vetëm Roma dhe Atalanta nga italianet? Më vjen keq, do të doja të ishin edhe skuadra të tjera italiane në Europë”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...