Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Tuchel: Lukaku nuk ishte gati për të luajtur titullar, duhet të imitojë Wernerin

Buja e rikthimit në verë në “Stamford Bridge” është harruar tashmë dhe Romelu Lukaku po vuan jo pak nën drejtimin e Thomas Tuchel, pasi nuk përshtatet me skemat e tij dhe për më tepër, nuk kanë as marrëdhënie të mira bashkë.

Së fundi trajneri gjerman e la në stol edhe për gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Crystal Palace, duke preferuar në formacion patriotin e tij, Timo Werner, teksa pas ndeshjes dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për belgun.

“Gjendja fizike e Lukakut nuk ishte ajo e duhura për të përballuar një ndeshje me rëndësi si kjo, ndaj zgjodha Werner. Është rastësi që ai nuk ka luajtur shumë minuta, por sot do luante nga fillimi, nëse do të ishte mirë fizikisht”, u shpreh Tuchel.

Marrëdhëniet e trajnerit gjerman me Lukakun u prishën në dhjetorin e kaluar, kur sulmuesi dha një intervistë për Sky Sport Italia, ku shprehu pendesë për largimin nga Interi dhe u ankua për skemat e Tuchel. Megjithatë gjermani e ka një recetë për Lukakun.

“Nëse do të kishte shënuar atë gol ndaj Realit, do të ishin gjërat ndryshe. Karriera e një sulmuesi ndryshon për një moment dhe Lukaku duhet të punojë. Duhet të vendosë interesat e ekipit të parat dhe të presë mundësinë e tij, ashtu siç bën Werner”, deklaroi Tuchel.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...