Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hazard para zgjedhjes: të kërkojë një shans të tretë apo t’i bashkohet vëllait

Ajo që Eden Hazard ka dhënë për Realin e Madridit këto dy vite nuk është në lartësinë e pagës që ai përfiton në klubin merengues. Megjithatë, ai mund të ketë një shans të tretë (dy vitet e para ka qenë dështim total) nëse fiziku ia lejon, si zëvendësues cilësor kur Mbappé (nëse mbërrin në “Bernabeu”), Benzema, Vinicíus ose Rodrygo të kenë nevojë për pushim.

Kuptohet që nëse vjen një ofertë e mirë, drejtuesit e Realit nuk do të mendohen gjatë për t’i dhënë duart belgut. Hazard është i pari që dëshiron të ndihet sërish i rëndësishëm, të ndihet sërish futbollist. Në horizont, alternativa për Hazard është në Gjermani.

Borussia e Dortmundit është një nga kandidatët për të marrë Hazardin. Një nga arsyet është vëllai i tij Thorgan. Përveç kësaj, Florentino Pérez, presidenti i Realit, mban një marrëdhënie shumë të ngushtë me homologun e tij gjerman, Hans-Joachim Watzke, gjë që mund ta lehtësojë transferimin e belgut në Dortmund.

Hazard ka kontratë deri në vitin 2024 (edhe dy sezone të tjera), por duke pasur parasysh performacat e tij zhgënjyese, “Los Blancos” preferojnë ta heqin qafe ish-in e Chelsea-t për përballuar ardhjen e lojtarëve të rinj.

Përveç Borussias, alternativë tjetër është është Arsenali. Topçinjtë e duan Hazardin për sezonin e ardhshëm. Këtë e siguron gazeta franceze “Foot mercato”, duke shpjeguar se Arsenali do të negociojë një huazim njëvjeçar me Real Madridin me opsionin e blerjes kur të përfundojë huazimi. Jo vetëm kaq, por kjo medie tregon se Arsenali është takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar këtë operacion.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...