Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Titulli i Seria A/ Del kalendari, ja kur do luhen Sassuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria

Elitës së futbollit italian i ka mbetur edhe një raund për të mbyllur sezonin 2021-2022, ndërsa matematikisht ende nuk është zbuluar fituesi, me Milan dhe Inter që vijojnë të jenë në garë.

Skuadrat kanë një diferencë prej vetëm dy pikësh, me “kuqezinjtë” që kryesojnë në kuotën e 83 pikëve, ndërsa “zikaltërit” ndodhen në vend të dytë me 81 pikë.

Tashmë “ethet” i kanë kapur të dyja kampet, por Milan e ka deri diku më të lehtë rrugën drejt trofeut të Seria A, kjo për faktin se “Djalli” mund shpallet kampion edhe me barazim, pra dy rezultatet që i duhen ndaj Sassuolos në rast se Inter fiton ndaj Sampdorias janë fitorja dhe minimi barazimi. Në rast se Inter nuk ia del të marrë tre pikë ndaj Sampdorias, ekipi i Piolit fiton titullin e Seria A edhe nëse humb.

Skuadra e Simone Inzaghit nga ana tjetër përveç fitores së tyre, luten edhe që Milan të pësoi disfatë ndaj Sassuolos pasi kjo është e vetmja formë që “zikaltërit” të fitojnë titullin kampion.

Ndërsa na ndajnë edhe disa ditë nga këto përballje, Seria A ka zbuluar se kur do të luhen ndeshjet e fundit të kampionatit dhe takimet Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan janë planifikuar të luhen më datë 22 maj (të dielën) në orën 18:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...