Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Totti “zbret në fushë”: Sjell te Roma yllin e Juventus

Edhe nëse nuk është më në fushë, apo edhe pse nuk ka një pozicion në klubin e Romës, Francesco Totti mbetet i “dashuruar” pas klubit të zemrës dhe së fundmi duket se do të tentojë të japë një kontribut për të përforcuar kryeqytetasit në sezonin e ardhshëm. Objektivi i Romës është Paulo Dybala dhe Totti do të takohet me argjentinasin në Milano në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Eto’o.

Totti thekson se në fushë do t’i flasë Dybalës në përpjekje për ta bindur të transferohet te verdhekuqtë. “Të shohim nëse mund ta transferojmë Dybalan te Roma. Do ta takoj në Milano në ndeshjen e Eto’o dhe do të luajmë së bashku.

Do të përpiqem që ta bëj të paktën ta mendoj Romën si një opsion, shpresoj ta bind, por shpresoj që edhe në klubin e Romës të kenë të njëjtin mendim me mua në lidhje me Dybalan. Por, do të ishte një çmenduri nëse Roma nuk do ta pëlqente si opsion Dybalan”, u shpreh Totti.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...