Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kastrioti-Vllaznia, nis sfida në stadiumin e Kamzës

Këtë të enjte do të mbyllet edicioni 2021-2022 i Abissnet Superiore, me të pesta ndeshjet që do të nisin në orën 17:00.

Vllaznia do të përballet me Kastrioti, me të vetmin qëllimin marrjen e tre pikëve nga kjo sfidë, duke shpresuar për një disfatë të Kukësit, që ta sigurojë Europën nga kampionati, për të mos u varur nga finalja e kupës.

Ndërsa krutanët nga ana tjetër vijnë në këtë sfidë pa një objektiv pasi prej javësh e kanë siguruar mbijetesën, ndërsa sa i përket Europës nuk ka asnjë mundësi. Aktualisht trajnerët Çela dhe Josa kanë zgjedhur formacionet me të cilët do të luajnë në stadiumin e Kamzës, në ndeshjen që do transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 4”.

Abissnet Superiore java e 36-të

Kastrioti-Vllaznia 0-0

Nis ndeshja Kastrioti-Vllaznia në stadiumin e Kamzës

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Vata, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zetuna, Okebugëu, Greca, Kaina.

Trajner: Emiliano Çela

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Aralica, Latifi.

Trajner: Mirel Josa

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...