Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Përgatitjet për Islandën/ Kastrati largohet për disa orë, Roshi stërvitet i veçuar

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në ditën e katërt të stërvitjes, ndërsa është grumbulluar për ndeshjet e Nations League ndaj Islandës në transfertë, Izraelit në shtëpi dhe miqësoren me Estoninë.

Armando Broja ende nuk është bashkuar në grumbullimin e “kuqezinjve”, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupit në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Estonisë, pasi thuhet se është i infektuar me Covid-19.

Në stërvitjen e kësaj të hëne mungon Elhan Kastrati, i cili për çështje proceduriale për pasaportën ka udhëtuar drejt Italisë. Vendin e Kastratit në stërvitje e ka zënë portieri Angelo Tafas, i cili është pjesë e kombëtares U-21, por këto ditë është stërvitur me përfaqësuesen e parë.

Ndërkohë, Giacomo Vrioni pritet që t’i bashkohet skuadrës “kuqezi” ditën e nesërme, ndërsa duhet theksuar se ai ka fituar “Këpucën e Artë” në kampionatin austriak, ku ka shënuar 19 gola për ekipin e WSG Tirol.

Odise Roshi është stërvitur në mënyrë individuale për shkak të disa probleme fizike, megjithatë gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Islandën. Ndërkohë nesër do të luhet një test miqësor brenda grupit në “Niko Dovana”.

Skuadra do të stërvitet deri më 3 qershor, pasi më pas do të niset për në Island, ku do të luajë ndeshjen e parë, për Nations League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....