Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Jam personi i vetëm që mund të flas për Zidane”, këshilltari i francezit zbulon zërat mbi PSG

Pas rinovimit me Kylian Mbappe, klubi i PSG do të përfshihet nga një revolucion sa i takon pjesës menaxheriale, me drejtuesit më të lartë të klubit që kërkojnë një organizim të ri nga sezoni i ardhshëm. Zyrtarizimi i parë në këtë aspekt ka të bëjë me Luis Campos i cili do të marrë rolin e këshilltarit  në klub ndërsa në vijim, te PSG janë optimist për emërimin e Zinedine Zidane në rolin e trajnerit.

Në orët e fundit, zërat që e lidhin ish-teknikun e Real Madrid me parisienët kanë qenë të shumta, megjithatë për të marrë situatën në dorë dhe për të mos lejuar thashethemet, ka folur këshilltari i tekniku francez, Migliaccio. Ky i fundit thekson se nuk ka pasur bisedime mes palëve dhe se ai është i vetmi person që mund të flasë në emër të Zidane.

“Të gjithë këto zërat mbi një marrëveshje të PSG me Zidane nuk kanë asnjë bazë. As Zidan dhe as unë nuk jemi kontaktuar nga pronari i PSG për të marrë drejtimin e skuadrës. Unë jam personi i vetëm që kam autorizim për të folur në emrin e Zidane dhe në këtë formë, garantoj se nuk ka tratativa mes palëve”, u shpreh Migliaccio.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...