Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy largime nga Partizani, ndërpriten kontratat me një qendërmbrojtës dhe sulmues

Partizani vijon të jetë një nga klubet më aktive në merkato. “Demat” janë përforcuar me Bruno Telushin dhe Engjëll Hotin në mesfushë, dhe maqedonasin Matej Cvetanoski në sulm.

Ndërkohë që ka edhe të larguar nga kontingjenti që mbylli sezonin e fundit. Klubi kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski dhe sulmuesin Milan Mirosavljev.

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev. Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”, lexohet në komunikatën zyrtare të Partizanit.

I pari u transferua tek ekipi i kuq verën e kaluar dhe në total zhvilloi 7 ndeshje: katër në kampionat, një në Kupën e Shqipërisë dhe dy në Conference League.

29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut pati probleme shëndetësore që nuk i mundësuan të japë gjithë kontributin e tij te Partizani.

Ndërkohë, sulmuesi serb Mirosavlejv, i cili u bë pjesë e 16 herë kampionëve të Shqipërisë në janar, e mbylli aventurën shqiptare me një gol të shënuar në dhjetë takime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...