Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Flet legjenda e “Los Blancos”: Mbappe nuk e refuzoi Realin, mesazhi i tij ishte i qartë

Mungesa e transferimit të Kylian Mbappe te Real Madrid vazhdon të komentohet në Spanjë. Ylli francez ishte shumë afër kalimit në “Santiago Bernabeu”, por në fund zgjodhi milionat e kampionëve të Francës.

Sulmuesi 23-vjeçar rinovoi deri në 2025 me PSG-në. Legjenda e Real Madrid, Hugo Sanchez komentoi situatën e krijuar nga Mbappe në prononcimin për Marca, duke mos e cilësuar të mbyllur mundësinë e transferimit të lojtarit në La Liga në të ardhmen.

E kam të vështirë të flas për vendimin e Mbappe, pasi unë nuk jam brenda kokës së tij, as nuk jam ai. Por, unë e ndjej se ai nuk i ka thënë ‘jo’ Realit, thjesht ‘më pritni pak’!

Ai u përball me një presion të madh për të qëndruar në Francë. Edhe familjarët mund t’i kenë bërë presion, ata kanë ndikuar në vendimin e tij për të rinovuar kontratën.

Real Madrid ishte dëshira dhe ëndrra e tij, por ëndrrat mund të presin pak kohë për t’u realizuar. Unë mendoj se ai po tregon shenja se dëshiron të shkojë te Reali një ditë…

Sigurisht që Kylian fiton më shumë para te PSG, por nuk është një çështje parash. Ai deklaroi se nuk mund të tradhtonte situata të tjera që janë më të forta se paratë, kështu që duhet ta kuptojmë”, deklaroi ish-sulmuesi meksikan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...