Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Potencial i madh, i frikshëm në duele”, mbrojtësi i Shqipërisë U21 firmos me klubin historik

Geraldo Bajrami me skuadër të re. Mbrojtësi 22-vjeçar i lindur në Birmingem, i cili ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U21, ka firmosur me Notts County, klubin e katërt më të vjetër në historinë e futbollit.

Qendërmbrojtësi shtatlartë do të luajë në divizionin e pestë të futbollit anglez, teksa shkroi në rrjetet sociale: “Mezi po e pres këtë sfidë të re”.

Bajrami mbylli sezonin e fundit me Kidderminster në divizionin e gjashtë. Notts County ka siguruar edhe shërbimet e kapitenit të Kidderminster: Sam Austin.

Trajneri i Notts County, Luke Williams vlerësoi potencialin e lojtarit shqiptar: “Geraldo ka fizikun, dinamizmin, dëshirën dhe aftësinë për të luftojë një kundër një ndaj çdo kundërshtari, duke na dhënë gjithashtu qetësi dhe cilësi të jashtëzakonshme në fazën tonë të ndërtimit të lojës. Ne jemi vërtet të emocionuar për potencialin e tij“.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...