Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fiksimi për De Ligt, Chelsea ofron miliona dhe sulmuesin e Gjermanisë

Chelsea ka nevojë për përforcime në mbrojtje, repart ku ka humbur lojtarë si Toni Rudiger dhe Andreas Christensen. Objektivi i madh është Matthijs De Ligt, i cili është i preferuari i trajnerit Thomas Tuchel.

Drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë nisur bisedimet me Juventusin, që nga ana tjetër po tenton të rinovojë me 22-vjeçarin holandez. Chelsea është gati të përfshijë Timo Werner në operacionin e kalimit të De Ligt në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi gjerman, i cili shihet si zëvendësuesi i Alvaro Moratës tek ekipi italian, ka pranuar kalimin nën urdhrat e Max Allegrit në Serie A. De Ligt ka një klauzolë shitjeje prej 120 milionë eurosh.

Klubi anglez ka gati një ofertë prej 45 milionë eurosh + kartonin e Werner për të mbërritur te qendërmbrojtësi i talentuar. Tani pritet përgjigja e Juventusit… Një tjetër klub i interesuar për De Ligt është edhe Manchester City.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...