Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Laporta tha që nuk e shet, por mesfushori po kërkon shtëpi në Manchester

Emri i Frenkie de Jong vazhdon të shfaqet çdo ditë në mediet angleze në lajmet që lidhen me të ardhmen e tij. Ditët e fundit është përfolur shumë për interesimin e Manchester United dhe Chelsea-t.

As fjalët e presidentit të Barçës, Joan Laporta, i cili siguroi se do të bënte gjithçka që holandezi të qëndronte, nuk e kanë ndryshuar qasjen e gazetave në Angli. Për më tepër, deklarata e Laportas konsiderohet pjesë e strategjisë së klubit të Barçës për të marrë më shumë para nga ky transferim i mundshëm.

Barça, për momentin, nuk bën ulje: dëshiron të arrijë një shitje 80-milionëshe. De Jong, nga ana e tij, ka qenë i kujdesshëm kur është pyetur për të ardhmen e tij.

Në flitet se holandezi tashmë është në kërkim të një banese në Manchester. Kështu bën të ditur gazeta “The Mirror”, e cila shkon më tej dhe thotë se përfaqësuesit e lojtarit kanë kontaktuar me Ole Gunnar Solskjaer, për apartamentin që ish-trajneri i United ka në Chehire dhe e ka nxjerrë në shitje.

United nuk dëshiron që t’i ndodhë një rast tjetër i ngjashëm me atë të Cesc Fábregas kur, pasi u përpoq ta blinte në verën e 2013, futbollisti në fund vendosi të qëndronte te Barça.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...