Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi firmos me mbrojtësin boshnjak, luan për herë të parë në Shqipëri

Kukësi ka zyrtarizuar një tjetër afrim. “Verilindorët” kanë afruar një mbrojtës boshnjak, me lojtarin që vjen për herë të parë në kampionatin shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Kukësi bën me dije se Tarik Isic është zyrtarisht pjesë e klubit, me palët që kanë firmosur për dy vite.

27-vjeçari më parë ka luajtur për ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica si dhe Capljina, teksa tashmë nis një ekperiencë të re nën drejtimin e Skënder Gegës.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

 Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës. Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica, Radnik Bijelj, e Capljina.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Isić dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobro došao Tarik Isić!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Tarik Isić

Mosha: 27 vjeç

Gjatësia: 1.92 m

Kombësia: Boshnjak

Pozicioni: Mbrojtës

“Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë sidomos me infrastrukturën e re e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët.

Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunij me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç. Më ka folur edhe shumë mirë për klubin dhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione.

Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozë tonë. Forca Kukësi”, u shpreh Isić në fjalën e parë si futbollisti ynë.”-shkruhet në postimin e Kukësit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...