Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U rikthye pas një viti në Shkodër, Marku: Zgjedhje shpirtërore, ja pse ika nga Partizani

Pas vetëm një viti me fanellën e Partizanit, Herlad Marku vendosi të kthehej në Shkodër, ku ka përjetuar momentet më të bukura të karrierës së tij. Në një prononcim për faqen e klubit kuqeblu, mesfushori shpjegon dhe arsyet që e çuan drejt divorcit me të kuqtë.

“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani, për këtë arsye, pas bisedave me drejtuesit e klubit, mendova se më e mira për mua ishte të shkepusja bashkëpunimin me këtë skuadër. Pastaj zgjedhja për t’u rikthyer te Vllaznia, të them të drejtën ka qenë shpirtërore. Tek kjo skuadër kam kaluar emocione shumë të bukura dhe prandaj dua që t’i ripërjetoj.”

Marku foli edhe për pritjen që i kanë bërë te Vllaznia, ku nuk rigjen shumë lojtarë me të cilët ka luajtur deri pak më shumë se një vit me parë, por as të njëjtin trajner.

Më kanë pritur shumë mirë, këtu mbizotëron një atmosferë pozitive. Kam gjetur lojtarë të rinj, që më kanë afruar me grupin.

Impenjimi i parë i Vllaznisë për sezonin e ri është në Conference League, përballë Universitateas së Craiovës.

Do të jetë një përballje e vështirë, sepse skuadra rumune ka nivel të lartë. Por edhe ne besojmë te forca jonë dhe do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Mesazh për tifozët? Ata janë më të mirët, e kanë mbështetur ekipin sa herë ka pasur nevojë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...