Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Prapaskena e merkatos, Guardiola refuzoi sulmuesin e PSG-së

Le Parisien ka zbuluar një prapaskenë interesante merkatoje. PSG është lodhur me sjelljet dhe mungesën e impenjimit nga ana e Neymar. “Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellën”, deklaroi disa ditë më parë presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Edhe Christophe Galtier, trajneri i ri i kampionëve të Francës, u shpreh se nuk mund të kontrollojë gjithçka sa i përket sulmuesit brazilian, ndërkohë që u kërkoi drejtuesve të reduktonin kontingjentin e lartë të skuadrës.

Kështu ka ndodhur, PSG i ka ofruar shërbimet e 30-vjeçarit Manchester City, por Pep Guardiola ka refuzuar menjëherë mundësinë e afrimit të Neymar.

Klubi francez ka dashur të përfshijë Bernardo Silvën në operacionin e kalimit të lojtarit të kombëtares braziliane në Premier League, por anglezët dhe trajneri spanjoll e kanë mohuar një propozim të tillë.

Nuk kam ndërmend të zhbalancoj ekuilibrat e skuadrës”, është shprehur Guardiola në lidhje me mundësinë e forcimit të sulmit me Neymar, teksa është i gëzuar për afrimet e Erling Haaland dhe Julian Alvarez.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...