Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk ikën, më ka bindur plotësisht”, Xavi heq nga merkato lojtarin ballkanas

Barcelona ia ka dalë të regjistrojë katër nga pesë afrimet e merkatos. Lewandowski, Kessie, Christensen dhe Raphinha janë gati për duelin e parë në kampionat ndaj Rayo Vallecano, teksa vetëm francezi Kounde nuk është federuar akoma.

Qendërmbrojtësi është i dëmtuar dhe do të jetë gati për Xavin në ditët e para të shtatorit. Drejtuesit katalanas pritet të largojnë De Jong, Braithwaite dhe njërin mes Depay e Aubameyang, për të mbushur arkat dhe për të mundësuar edhe federimin e “ish”-it të Sevillas.

Ndërkohë, Miralem Pjanic nuk lëviz nga “Camp Nou”. Kualiteti i boshnjakut nuk vihet në diskutim, ai ka punuar mirë gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe Xavi është shumë i kënaqur me 32-vjeçarin.

Pjanic më ka bindur, ai do të qëndrojë me në këtë sezon. Në mesfushë kemi Busquets, Pjanic, Kessie, De Jong, por edhe Sergio Roberton, i cili mund të luajë pa probleme në këtë repart”, theksoi Xavi në konferencën për shtypin.

Barcelona ndodhet në formë të mirë sportive. Entuziazmi është i madh te katalanasit, të cilët luajën takimin e parë të sezonit 2022/2023 në La Liga sonte (e shtunë) përballë Rayos së Ivan Balliut. Sfida fillon në orën 21:00 dhe do transmetohet në SuperSport 2.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...