Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Miqësorja ndaj Skënderbeut/ Hoxhaj bën dopietë, Vllaznia shpëtohet nga “njeriu i minutave të fundit”

Vllaznia ia ka dalë të fitojë 2-3 në testin miqësor ndaj Skënderbeut, zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Kuqeblutë e Josës ndodhen në Pogradec për fazën përgatitore para startit të sezonit dhe në miqësoren ndaj korçarëve u aktivizuan thuajse të gjithë titullarët që pritet të mbajnë peshën gjatë kampionatit.

Ardit Hoxhaj ishte protagonist i kuqebluve në suksesin ndaj korçarëve, pasi shënoi dy gola, duke çuar rezultatin në 0-2. Megjithatë zëvendësimet e shumta patën impaktin e tyre te loja e shkodranëve, ndaj Skënderbeu ia doli të rikthejë baraspeshën.

Si gjithmonë shpëtimi erdhi nga njeriu I minutave të fundit, sulmuesi Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli dhe shënoi golin e fitores për Vllazninë, që javën e ardhshme do të nisë rrugëtimin në kampionat, në transfertën ndaj Erzenit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...