Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

VIDEO/ Luiza Gega e mahnitshme, medalje ari në europianin e atletikës

Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medlaje ari në 3000 metra me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.

Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

Duke përjashtuar 100 metrat e para, Gega ka kryesuar në 2900 metrat pasuese duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim e duke treguar se në këtë disiplinë nuk njeh asnjë rivale, së paku në kontinent.

Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në botë në të njëjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari. Sportistja 33-vjeccari po kalon një nga vitet e saj më të mira në karrierë, teksa sërish na bën krenar, këtë herë duke marrë medlaje ari në Munchen të Gjermanisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...