Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wanda Nara: Për Icardin i bëj të gjitha, vetëm në fushë nuk zbres të luaj!

Mauro Icardi përgatitet të nisë një aventurë të re tek skuadra e Galatasaray ndërsa sigurisht në këtë lëvizje nga PSG drejt Turqisë një meritë të madhe ka edhe agjentja e njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit, Wanda Nara.

Kjo e fundit është përballur me kritika për faktin se lojtari argjentinas prej shumë kohësh kishte humbur nga skena e rëndësishme me fansat që mendojnë se Icardi do të duhej të kishte lëvizur më herët nga PSG. Gjithsesi, Wanda ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se për Icardin ka bërë gjithçka ndërsa shton se vetëm në fushë nuk mund të zbresë të luaj.

“Unë punoj që kur kam qenë e re, ndaj të gjithë ata që më kritikojnë për punën apo të shpikin për mua, mund të shohin ndonjë revistë të para 30-viteve. Edhe kur isha pesë vjeçe kam punuar. Do të vazhdoj të punoj dhe të ndjek kontratat e transferimet e Icardit. Ai luan në fushë dhe kjo është e vetmja gjë që unë nuk mund të bëj për të. Një puthje për të gjithë ata që më kritikojnë”, shprehet Wanda.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...