Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marseille nuk i ndahet PSG-së, triumfon edhe ndaj Lille

“Stade Velodrom” ka shijuar fitoren e gjashtë të Marseille në shtatë javë kampionat, me marsejezët që nuk njohin asnjë disfatë në edicionin 2022-2023, duke mos iu ndarë Paris-Saint Germain në kreun e renditjes.

Ekipi i Tudor mori fitore minimale ndaj Lilles së Fonseca-s, në një takim që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit. Miqtë gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 12’ me Ismaily. Pas disa tentativave, marsejezët barazuan në minutën e 26’ me Sanchez.

Në fraksionin e dytë Marseille mundi të përmbyste gjithçka, duke realizuar në minutën e 61’ pas një kombinimi Kolasinac-Gigot, me mbrojtësin francez që shënonin golin e tij të parë në këtë edicion të Ligue 1.

Pas fitores në këtë javë të shtatë, Marseille renditet në vend 2 me 19 pikë, po aq sa Paris Saint-Germain, ndërsa Lille, e cila pëson humbjen e tretë në kampionat dhe qëndron në vend të gjashtë me 10 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...