Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Golat e shqiptarëve/ Rroca e Topalli përmbysin skuadrën e Andrea Pirlos (video)

Eduart Rroca shënon golin e parë në sfidën e tij të parë në Superligën e Turqisë. Ekipi ku nga Stambolli (luajnë plot pesë shqiptarë: Eduard Rroca, Kristal Abazaj, Sidrit Guri, Jetmir Topalli dhe Valon Et’hemi) mposhti me përmbysje 1-2 Karagumruk, skuadrën e drejtuar nga legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, dhe të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë.

Vendësit, më fakt, kaluan në epërsi që në minutën e 37-të me Diagne, por kundërpërgjigjja e Istanbulsporit do të vinte në pjesën e dytë. Rroca, i aktivizuar sapo nisi pjesa e dytë në vend të Kabasakal, kërceu bukur me kokë në të 69-tën, pas krosimit të Sarikayas, duke barazuar shifrat. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore rikthehej në fushë në ndeshjet e kampionatit pas katër muajsh (pësoi një dëmtim të rëndë), teksa për herë të fundit ishte aktivizuar më 2 qershor, kundër Bandirmasporit, në Ligën e Parë të Turqisë.

Vetëm 15 minuta më vonë, Topalli, i asistuar nga Ethemi (kishte vetëm dy minuta në fushë), realizoi golin e përmbysjes së rezultatit (1-2) pas një kundërsulmi vrastar.

Titullar në këtë sfidë, në majë të sulmit të Istanbulsporit, u aktivizua Sidrit Guri, ndërsa Kristal Abazaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Me këtë sukses, Istanbulspori parakalon në renditjen Antalyasporin dhe Karagumrukun, duke shkuar në kuotën e tetë pikëve, në vendin e 13-të.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...