Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Poker” ndaj Nottingham Forest, Leicester City merr fitoren e parë këtë sezon

Leicester City bën kthesën dhe merr fitoren e parë për këtë sezon. “Dhelprat” bën “poker” ndaj Nottingham Forest dhe dhuruar super spektakël për tifozët që ndodheshin në shkallët e “King Power Stadium”.

Djemtë e Rodgers dominuan gjithë pjesën e parë, me protagonist absolut James Maddison. Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 25’ dhe i dha avantazhin vendasve. Vetëm dy minuta më pas ishte Barnes, ai i cili me një perlë gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Vardy.

Në minutën e 35’ Maddison do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, ndërsa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leicesterin.

“Dhelprat” do të gjenin rrugën drejt rrjetës edhe në fraksionin e dytë, me Daka që vulosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 73’ dhe njëkohësisht i dhuroi “poker” ekipit të tij.

Ndërkohë miqtë tentuan të reagonin, ndërsa rastin më të mirë e patën në minutën e 88’, me Gibbs-White që kaloi mbrojtjen e vendasve dhe tentoi të realizonte me goditje qendrore, por Ward pati një reagim të menjëhershëm dhe e mbajti të paprekur portën e tij.

Kështu pas mbylljes së raundit të 9 të Premier League, Leicester City ngjitet në vend të 19-të me 4 pikë, teksa Nottingham Forest bie në vend të fundit, por me pikë të barabarta me “dhelprat”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...