Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fitore tenistike në Kupë, Arb Manaj gjen golin e parë kroat

Arb Manaj ka gjetur golin e parë me Slaven Belupon, ekipin ku u transferua në merkaton e verës nga turqit e Keciorengucu. Sulmuesi dardan realizoi një nga golat e suksesit 0-6 në Kupën e Kroacisë përballë Nedelisce.

Ishte minuta e 28’ kur 24-vjeçari nga Klina dërgoi topin në rrjetën kundërshtare dhe kaloi në avantazh të dyfishtë Belupon, që më pas realizoi edhe katër gola të tjerë dhe kompletoi triumfin tenistik.

Slaven Belupo siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë, ndërkohë që në kampionat renditet në vendin e katërt pas javës së 15-të.

Manaj, i cili numëron tri ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Kosovës, shpreson ta “bëjë sefte” edhe në kampionat, me Belupon që në fundjavë sfidon në shtëpi Lokomotivën e Zagrebit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...