Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tomori rikthehet te fitorja, Lushnja eviton disfatën përballë Luzit

Pas katër humbjeve radhazi, Tomori është rikthyer te suksesi në Kategorinë e Parë teksa beratasit mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-1, Besëlidhjen. Të dy golat për Tomorin i shënoi Ismailaj, ndërsa Icaro shkurtoi diferencat në minutën e 65-të. Gjithsesi një gol që shërbeu sa për statistikë, pasi beratasit dolën me pikë të plota dhe ngjiten në kuotën e tetë pikëve në vend të 13-të.

Nga ana tjetër, lezhjanët mbajnë vendin e 10-të me nëntë pikë. Ndërkohë, Oriku dhe Korabi e mbyllën në barazim me rezultatin 1-1. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Kekos në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, vendasit barazuan me anë të Deliaj. Pas këtij barazimi, mbetet në vend të tetë me 11 pikë ndërsa Korabi shkon në kuotën e 14 pikëve në vend të katërt.

Po në barazim u mbyll edhe sfida mes Lushnjes dhe Luzit, teksa 90-minutat përfunduan me rezultatin 2-2. Në fakt, vendasit rrezikuan ta humbisnin ndeshjen pasi e panë vetën në disavantazhin e dy golave në fraksionin e parë, por gjetën forcat dhe barazuan falë dy golave në pjesën e dytë. Pas këtij rezultati, Lushnja mban vendin e nëntë me 9 pikë ndërsa Luzi është në vend të pestë me 13 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...