Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Deschamps ndryshon mendje, fton në Botëror sulmuesin që po shkëlqen në Gjermani

 Didier Deschamps thirri 25 lojtarë në Botërorin e Katarit, por trajneri i Francës ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të dërgojë edhe ftesën e fundit.

“Timonieri” i kampionëve të botës ka surprizuar Marcus Thuram, i cili do t’i bashkohet pjesës tjetër të Kombëtares në grumbullimin në Clairefontaine.

Sulmuesi 25-vjeçar po paraqitet shumë mirë në Bundesliga me M’Gladbach, ekip me të cilin numëron 13 gola dhe 4 asiste deri në këtë fazë të sezonit.

Gëzim i madh për lojtarin e lindur në Parma gjatë periudhës që babai i tij, i mirënjohuri Lilian Thuram, aktivizohej me skuadrën emiliane.

Franca shkon në Katar si skuadra kampione në fuqi. “Gjelat” janë ndër kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut, teksa shorti i ka vendosur në grupin D bashkë me Danimarkën, Australinë dhe Tunizinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...